Categories Showbiz

“Sa popull i shtypur e i nëpërkëmbur”, flet vajza e Robert Ndrenikës

Diana Ndrenika, e bija e aktorit të njohur Robert Ndrenikës, në një postim në rrjetet sociale thotë se shqiptarët janë një popull i shtypur dhe i nëpërkëmbur.

Duke iu referuar shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo bën një krahasim të cilin e quan paradoks, faktin që shtëpia e arkitektit Maks Velo u shpall Monument Kulture dhe godina historike e Teatrit u shkatërrua. Maks Velo ishte kundër shembjes së tij.

“Sa popull i shtypur e i neperkembur jane shqiptaret! Iu shkaterrojne trashegimine e tyre kulturore e historike e nuk reagojne. Ministria e Kultures shpall Monument Kulture shtepine e arkitektit Maks Velo nderkohe qe heq nga listat e ndertesave te mbrojtura e shemb godinen e Teatrit Kombetar. Me shume se nje paradoks! Nderhyet dhunshem ne zonen e mbrojtur te qendres historike te qytetit duke shkaterruar kujtesen emocionale e historike te kombit, vazhdimesine e trashegimine“. Diana Ndrenika thotë se shumë kohë para shembjes së Teatrit Kombëtar është dashur reagimi me votë popullore që të ndalej shkatërrimi i zonës së mbrojtur te qendres historike te qytetit.

“Ne te vertete shkaterrimi e dhunimi i asaj zone filloi qe me ngritjen e bunkerit çiban simbol te diktatures qellimisht per t’i hapur rrugë shkaterrimit e gllaberimit te atyre pak shesheve publike qendrore qe i kane mbetur Tiranes. Dhe populli i shtypur e i frikësuar deri ne palce nuk rezistoi. Qe ne ate moment ishte e domosdoshme te ndalej shkaterrimi me vote popullore“. Në fund, ajo thekson se: “Eshte me se e domosdoshme qe ky shtet (pavaresisht vullneteve e orekseve subjektive te pushtetmbajtesve te radhes) te shpalle lista te patjetersueshme te ndertesave te rendesise primare historike e kulturore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME