Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj Kristian Markut. 30-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës, kur autorët që dyshohet se ishin 3, e kanë zënë në pritë në mbikalimin e Novoselës. Sapo është futur aty, autorët me makinë e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar me armë.
3 plumba e kanë kapur në trup të riun, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Mjeti i djegur që përdorën autorët është gjetur, por në të nuk ishte arma e krimit.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 4 persona nga Rrësheni, të cilët janë marrë në pyetje mbi atentatin ndaj 30-vjeçarit.