Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas arrestimeve të bujshme të ditës së djeshme ka ‘prezantuar’ mikun e tij më të mirë. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka ndarë me miqtë e tij një foto me djalin e tij, Drinin.
Krahas fotos Tahiri shkruan “shoku im për jetë”. Si duket vogëlushi është mbështetja më e fortë për ish-minitrin pas fortunës që kaloi.
Kujtojmë që disa ditë më parë Prokuroria në pretencën e ndërtuar vendosi të zgjasë sërisht hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama 1 Saimir Tahiri. Në dokumentin e publikuar pak kohë më parë nga Fax News , argumentohet se provat e mbledhura deri tani kanë qenë të pamjaftueshme për të ndërtuar pretencën nga ana e prokurorisë.

