Categories Lajme

Sali Berisha sfidon Lulzim Bashën, ja çfarë do të ndodhë të hënën në selinë e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta e të hënës, që do të mbahet kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, do të nisë në oborrin e Partisë Demokratike. Sipas tij aty do të grumbullohen të gjithë demokratët, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së kryeministrisë.

Berisha tha se ai është i hapur për çdolloj hetimi për të, ndërsa sfidoi edhe njëherë tjetër DASH, që nëse ka prova ndaj tij për korrupsion, ti çojë ato në Gjykatë.

Berisha votoi në një bar pranë ambasadës Amerikane, me të njëjtin emër, ku është vënë re gjatë ditës së sotme një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të PD-së.

Berisha: Nuk kam mbajtur asnjë sekret të fshehur, sa i takon Toyota Yaris, në dijeninë time prokuroria ka hapur një çështje, dhe e ka mbyllur Ëngjëll Agaçi. Unë prokuror nuk bëhem, dhe unë i kam thënë Lulzim Bashës që ‘ti ke prishur hetimet’.

Unë nuk kam refuzuar asnjë lloj hetimi, ftoj DASH dhe çdo qeveri, që të paraqesë fakte dhe prova kundër Sali Berishës, edhe 100 vite të tjera do të mbeten duarbosh.

Nuk ka protestë përpara selisë së PD, por vendi ku do të grumbullohen demokratët ditën e hënë, është oborri i selisë së PD-së, unë ftoj të gjithë deputetët dhe demokratët që të bashkohen, dhe të protestojmë përpara kryeministrisë.

Selia e PD-së nuk është prona e Lulzim Bashës, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Ka një komision qendror që e drejton Referendumin.faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME