Categories Kuriozitete

Sallata ruse ka një sekret, si ta ruani nëse ju ka ngelur nga Viti i Ri

Në momentin kur shefi francez i kuzhinës Lucien Olivier shpiku sallatën ruse, siç njihet në shumë vende të botës përveç Rusisë, restoranti i tij ‘Hermitage’ në Moskë fitoi një famë të paparë. Kjo ndodhi në fund të shekullit të 19. Sallata mori emrin e tij, por Olivier refuzonte të tregonte sekretin e bërjes së kësaj sallate që të shkrin në gojë. Megjithatë si me çdo gjë tjetër edhe sekretet nuk zgjasin shumë. Për sallatën ruse, në mbarë botën gjenden mijëra receta të personalizuara në varësi të produkteve tradicionale të çdo vendi.

Megjithatë, sekretet e Lucien Oliverit për përgatitjen sa më të mirë të sallatës ruse, do t’i gjeni këtu në AgroWeb.org Si Ta Ruani Sallatën Ruse?
Pas përzierjes së përbërësve, ekspertët e AgroËeb.org thonë se duhet ta fusni sallatën në frigorifer për të paktën dy orë. Nëse ju mbetet sallatë ruse pas darkës së vitit të ri, duhet ta ruani në një enë qelqi me kapak ose të mbështjellë fort me letër kuzhine dhe ta ruani në frigorifer.

Në temperaturë të ftohtë, sallata ruse mund të konsumohet deri në 4 ditë. Që ajo të jetë më e freskët në shije, sa herë që ta servirni gjatë këtij harku kohor, mos harroni të shtoni nga pak majonezë të freskët. Sallata ruse nuk ruhet në ngrirje për shkak të mpiksjes së majonezës dhe tjetërsimit të shijes së patates.

3 Sekretet e Sallatës Perfekte Ruse
Sipas krijuesit të sallatës, përbërësit e saj duhet të jenë të jenë të ftohtë.

Karrotat, bizelet, patatet duhen zier dhe duhen lënë të ftohen plotësisht e më pas të përzihen me njëri tjetrin. Të gjithë përbërësit e sallatës duhet të jenë të ftohtë përpara se të nisni përzierjen, thonë ekspertët e AgroWeb.org
Së dyti, përbërësit e sallatës duhen prerë në kubikë sa më të vegjël. Sigurisht që prerja në copa e perimeve kërkon kohë por madhësia e copave është thelbësore për harmoninë e shijes dhe vlerave. Së treti, sa i përket majonezës, rekomandohet që të zgjidhet ajo e cilësisë më të mirë.

Ekspertët e AgroWeb.org, thonë se amvisat nuk duhet të kursejnë tek majoneza.Nëse dëshirojnë, ato mund ta përgatisin vetë në shtëpi, ose të blejnë të gatshme nga një firmë e besuar.Për më tepër, në rastin e majonezës së blerë, duhet të zgjidhni jo variantet dietike sepse sallata ruse do të ketë një shije jo fort të mirë. Siç e shihni, në përgatitjen e sallatës ruse nuk ka asnjë shkencë, megjithatë gjithë madhështia e saj qëndron tek thjeshtësia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME