Categories Lajme

“Salmonela”, shkaktari i dyndjes te Spitali Infektiv

Prej dekadash në disa zona të Tiranës furnizimi me ujë bëhet në këto kushte, me bidonë plastik dhe me kosto në varësi të litrave të ujit qe merret nga autobotet. Mbi 100 automjete të tillë janë të regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit dhe të pajisur me një numër NIPT çka ligjërisht u garanton veprimtarinë. Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm ka detyruar banorët të furnizohen me ujin e autoboteve që tregtojnë nëpër Tiranë. Kjo konsiderohet dhe si shkaku i epidemisë së para pak ditëve, ku çdo ditë paraqiteshin 280 raste në Infektiv. Nga analizat e pacientëve të cilët janë trajtuar në shërbimin infektiv rezulton se ata janë infektuar me salmonelë, e cila merret kryesisht nga ushqimet si dhe moslarja e tyre me ujë të bollshëm siç janë sallata, perimet e ndryshme mishi i pulës por edhe duart.

Të pyetur nga epidemiologët një pjesë e mirë e këtyre pacientëve kanë deklaruar se konsumojnë ujë të autoboteve. Por uji tyre mund të jetë i kontaminuar, pasi cilësia e ujit të autoboteve që tregtohet nëpër Tiranë nuk është për konsum madje as nuk i kontrollon askush. Autobotet blejnë ujë pranë ujësjellësit të Tiranës dhe destinacioni është i përcaktuar për vaditje në mënyrë që të mos abuzohet me ujin e rrjetit që furnizon qytetarët. Uji që ata blejnë është i patrajtuar në impiantin e Bovillës dhe askush nuk analizon cilësinë tij. Por ky ujë u tregtohet konsumatorëve me një çmim më të lirë se sa uji i ambalazhuar duke riskuar seriozisht shëndetin e konsumatorit.

Ditën me diell para syve të të gjithëve madje edhe vetë autoriteteve që duhet të mbajnë përgjegjësi këto autobote qarkullojnë lirshëm rrugëve të Tiranës madje duke thirrur në çdo lagje për orarin kur mbërrijnë. Autoritete shëndetësore thonë se nuk kane analizuar asnjëherë ujin e këtyre autoboteve për sa kohë janë subjekte tregtare private dhe nuk janë në tagrin e tyre.

Licencimi për ushtrimin e aktivitetit i cili jepet me autorizim të Inspektoratit Shëndetësor, merret për tregtim të ujit të patrajtuar. Ky ujë që furnizohet nga burimi pranë depos së ujësjellësit duhet të përdoret për vaditje apo arsye të tjera, por jo për konsum personal pasi nuk është i testuar nga laboratorët e ISHP. Megjithatë në praktikë ky ujë përdoret si i pijshëm nga banorët në kryeqytet prej vitesh. Edhe pse nuk ka pasur raste të regjistruara për një problematikë të tillë, mjekët nuk e shmangin një mundësi që konsumi i këtij uji të patrajtuar të bartë baktere. Edhe në rastet kur janë konstatuar cisterna uji me përmbajtje dheu apo papastërti të tjera, inspektoratet në këtë rast nuk kanë të drejtë të pezullojnë licencat e mjeteve pasi ky ujë nuk shitet si i pijshëm ligjërisht dhe mbetet në zgjedhjen e klientëve që ta përdorin atë për konsum personal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, 34-vjeçari va*et në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë

Një rrjedhje e bombulës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Vlorë i cili shërbente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët

Itali– Arratisja nëpër fusha nuk e ndihmoi aspak një shqiptar të dyshuar për vjedhje, që t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me sende të forta mes disa personave, tre prej tyre përfundojnë në spital

Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthimi i lekëve të profesionistëve, tatimet: Verifikoni llogaritë deri në 10 dhjetor

Për herë të parë administrata tatimore do të kthejë brenda muajit dhjetor 500 milion lekë…

LEXO ME SHUME