Categories Lajme

Samiti Botëror për Vaksinimin, Manastirliu në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale

Samitin Botëror i  Vaksinimit ka organizuar një mbledhje me në qendër vksinimin, ku mori pjesë ministrja Manastirliu dhe 400 përfaqësues të lartë politikë nga e gjithë Bota, si  Mbreteresha e  Belgjikës, presidentit të Komitetit Europian Jean Claude Juncker, Drejtorin të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanomo Ghebreyesus. Qëllimi i takimit ishte nxitja e vaksiminit.

Presidenti i Komisionit Europian dhe drejtuesi i OBSH-së vunë theksin te angazhimi politik dhe rritja e aksesit për vaksinimin e fëmijëve, duke e konsideruar të drejtën për shëndet  si të drejtë për t’u vaksinuar.

Ministrja Manastirliu u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanomo Ghebreyesus me të cilin rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe forcimin e mbulesës vaksinale në çdo komunitet.

Gjatë bashkëbisedimit me dr. Adhanomo, Ministrja Manastirliu theksoi se po punohet për të gjetur zgjidhje alternative, për të mbërritur tek çdo fëmijë përmes vaksinimit në komunitet.

Veç angazhimit politik, ne Samit u vu theksi tek rritja e aksesit dhe rikthimi i besimit në procesin e vaksinimit, për ta kthyer në prioritet të shëndetit publik, duke ndihmuar komunitetet për përfitimin e vaksinës.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara në Samit ishte roli i medias dhe kryesisht rrjeteve sociale kundër disinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme mbi efektet e vaksinimit. Aktualisht është arritur një marrëveshje me Facebook, Google, Tëitter etj për të filtruar profilet e rreme dhe ndalimin e përhapjes së informacione të pa vërteta mbi efektet e vaksinimit.

Vaksinimi është programi më me kosto-efektiv i shëndetit publik. Parandalon rreth 3 mln vdekje në vit dhe sipas ekspertëve të OBSh mund të parandalohen edhe 1.5 mln vdekje/ vit nëse merren masat e duhura nga çdo vend për të rritur mbulesën vaksinale.

Hezitimi ndaj vaksinës konsiderohet 1 ndër 10 kërcënimet me serioze të shëndetit publik në Botë. Për këtë arsye në Samit u vu theksi në marrjen e përgjegjësisë nga çdo vend për aplikimit e programeve të suksesshme të vaksinimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME