Categories Lajme

Sandër Lleshaj: Krimi të luftohet me mësues! Efektivët duhet të vijnë nga universitete elitare

Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e pamundur të bëhet vetëm nga policia.

I ftuar në “Top Story”, Lleshaj tha se edhe uniformat blu duhet të kenë një nivel kualifikimi më të lartë se sa thjesht akademia. Ai shtoi se efektivët duhet të vijnë nga radhët e universiteteve elitare në vend.

Sipas ish-ministrit Lleshaj, vulnerabiliteti i efektivëve rritet më shumë kur janë pagat e ulëta dhe kjo, shtoi ai, është një arsye e fortë për të rritur pagën e tyre.

“Krimi para se të luftohet me policë duhet të luftohet me mësues se kur vjen puna tek policët ne luftojmë pasojat dhe jo krimin. Lufta kundër krimit është diçka shumë serioze dhe nuk mund t’i lihet në dorë vetëm policëve. Policët duhet të vijnë nga universitetet elitare të vendit jo nga akademia e policisë.

Propozimet për pagat janë bërë në çdo buxhet si një problem i madh kanë qenë borxhet që policia kulmonte ndaj anëtarëve të saj. Pagat duhet të trajtohen në kompleksin e tyre. Vulnerabiliteti rritet kur pagat janë të dobëta, ai që shitet nuk mund të shmangen rastet e tilla.

Unë jam përpjekur të identifikoj atë që kam mundur, por kur je brenda nuk mund të shohësh çdo gjë, duhen parë pak nga larg,”– tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME