Categories Showbiz

Sanremo e femrave/ Deklarata e Amadeusit ndez polemikat pa filluar festivali

Në edicionin e tij të 70-të, festivali italian i këngës ua ka lënë të gjithë pushtetin grave. Janë plot 10 femrat (të gjitha shumë të bukura) që do të shoqërojnë në skenë Amadeus, prezantues i njohur në ekranin e vendit fqinj. Mes tyre është edhe prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu. Por nëse në teatrin “Ariston” këtë vit do të dominojnë gratë, edhe debatet që hapen pritet që të kenë protagoniste të njëjtat. Madje një debat i tillë është hapur ende pa nisur festivali.

Shkak është bërë një deklaratë e Amadeus për Francesca Sofia Novello. Kjo e fundit është e dashura e kampionit të Moto GP, Valentino Rosi. A është e mjaftueshme kjo për t’u ngjitur në skenë si prezantuese (përpos faktit që është modele shumë e bukur)? Përzgjedhja e prezantuesve është bërë me qëllimin për të përfaqësuar të gjitha nuancat e universit femëror.

“Këtë vajzë shumë të bukur, që të gjithë e dinim se është e fejuara e të madhit Valentino Rossi, e zgjodha sepse pashë te ajo njëkohësisht bukurinë por edhe aftësitë për të qenë pranë një njeriu të madh, duke qëndruar një hap pas, pavarësisht moshës së re”, ka qenë komenti i Amadeus shkruan respublica.al.

Por pikërisht “të qëndruarit një hap pas” nuk është pritur mirë, sidomos nga femrat. “Me “një hap mbrapa” i referohesha zgjedhjes së Françeskës për të qëndruar larg dritave të reflektorëve, që në mënyrë të paevitueshme janë mbi Valentino Rossi-n. Një vajzë tjetër në vend të saj mund ta shfrytëzonte këtë popullaritet, ndërsa ajo ka zgjedhur të jetë e tërhequr”, ka sqaruar më pas Amadeus.

Pas “hapit pas” që është detyruar të bëjë vetë Amadeus, në rrjet “lufta” është akoma më e ashpër. Megjithatë, nuk është vetëm çështje feminizmi. #boycottSanremo, një hashtag i shpërndarë fillimisht nga ekonomistja Imen Boulahrajane është përhapur menjëherë.

“Jashtë Chiara Ferragni e Rula Jebreal, në skenë të dashurat e Valentino Rossit dhe Cristiano Ronaldos. Kushedi sa vajza ëndërrimtare në cepa provincash mendojnë se një grua në vitin 2020 mund të bëhet sipërmarrëse pa kaluar në “ishullin e tundimit” apo të bëhet gazetare e suksesshme pa nxjerrë në plan të parë dekoltenë”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Po nëse në vend të Amadeus do të ishte një vajzë, a do të thoshte ajo se i ka zgjedhur partnerët në skenë sepse “janë shumë të bukur?” Me shumë gjasa jo. Sidoqoftë, kur e prezantoi në krah Gabriel Garkon, Carlo Conti nuk tha asnjëherë se ishte zgjedhur sepse “është shumë i bukur””,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME