Categories Showbiz

Sara Gjordeni “shpërthen” në rrjete sociale pas përjashtimit, reagimi

Sara Gjordeni është përjashtuar nga formati i ‘BBV3’ pas konfrontimit fizik me Françeskën në tualet.

Pas daljes nga shtëpia e BBV, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

“Veprimi me Francesken ishte nje akumulim i mese 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh te vazhdueshme sic edhe mesa shoh, eshte vene re edhe nga ju. Une nuk e mbaj veten per vajze e cila kam fjalor te pasur ofendimesh. Rritur ne nje shtepi me burra, arrita tek “veprat”. Te cilat, e pranoj nuk ishin te hijshme, POR, i qendrova fjales qe thash, se nuk do i falja me asnje ofendim. Per mua qendrimi i saj ne shtepi eshte i padrejte dhe reflekton gjykimin e PASOJES, jo te SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…”, shkruan Sara Gjordeni.

Ajo ka sqaruar edhe raportin me Meriton Mjekiqin, pas aludimeve në rrjet rreth afrimitetit të tyre, duke shtuar se i ka qëndruar pranë për shkak se moderatori nuk ndihej mirë. Ish-konkurrenjta e BBV u drejtua duke thënë “turp t’ju vijë mendje perverse”, teksa theksoi se ajo, Bardhi dhe Meritoni ishin i vetmi grup real brenda shtëpisë.

“PER MERITONIN ; Po shoh komente. TURP Une, Bardhi, Meritoni nese nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditet e fundit ne shtepi. Madje i vendosem emer : #PaPanik

Meritoni ditet e fundit ka qene mese i semure, me infuzione dhe pa imunitet, perpara prime pati edhe nje episod ku u ul ne toke ne dush dhe mendoi se i ra te fiket. Gjithashtu, U ndje i tradhetuar nga shtepia me situaten e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli ne krah, e te vetmit qe i ndejten prane isha une dhe Bardhi. Kjo shpjegon afersine tone. Mendjeve perverse thjesht tju vije turp”, shkroi Sara Gjordeni.

Sa i përket Bardhit, ajo deklaroi se ai është babai i fëmijëve të saj dhe se është “djali më burrë në BBV.

Sara sqaroi se askush i tretë nuk do të bëhet kurrë shkak i një ndarje mes tyre.

“SA PER BARDHIN Eshte djali me BURRE aty brenda! Babai i femijeve te mi dhe ASKUSH i trete nuk do lejohet te behet KURRE shkak i nje ndarjeje sepse cfare ndiejme une dhe ai ate e dime vetem NE

Njerezit te cilet kane besuar tek ne, ruajne nje vend te vecante ne zemren time dhe ju perulem per mbeshtetjen qe na paskeni dhene kur isha ne shtepi”, shkruan Sara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME