Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sara, teksa publikoi edhe foton e ëmbël nga spitali.
Ajo shfaqej me djalin e saj të madh, London Noorin dhe bebin e sapolindur. “Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”, shkruante Sara në diçiturë.

Teksa ka marrë shumë urime nga personazhe të njohur dhe fansa, komenti i Alketa Vejsiut ka tërhequr vëmendjen.

“Keta bebat e tu jane te paduruar per te dale ne drite. Zoti ju bekofte. Mrekullia vet”, i komenton Alketa duke na kujtuar kështu që edhe London Noori lindi parakohe tre vite më parë.
