Categories Lajme

Sarandë: Basha ftoj socialistët të bashkohen me PD!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për fushatë elektorale në Sarandë.

Teksa është pritur me ovacione e duartrokitje nga mbështetësit e PD-së, Basha iu bëri thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Sipas tij, edhe Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën.

Fjala e Bashës: Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës, 300 ditë diell nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës.Me votën e Sarandës do të sjellin 300 ditë prosperitet dhe mirëqenie.Dhe këto re dhe disa pika shiu, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, e ndjej entuziazmin tuaj.

E kanë lënë Sarandën në vend numëro, siç kanë lënë Shqipërinë. Siç kanë lënë familjet shqiptare. Tetë vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj. Kërkon dhe katër vite të tjera, kudo ku shkon. Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin.

E prek këtë ndryshim dhe tek spcialistët tek ata që vijnë në takime tona. Tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur derën e tyre. Ju them; ky është vendi ynë. Ne kemi ndarë të njëjtat zgjidhje. Ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialiste, bashkohuni me ndryshimin. Qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari. Edhe Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është; jo. Koha jote ka mbaruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME