Categories Lajme

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar

Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Diving”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të armëmbajtjes pa leje që përbënte rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Gjatë kontrollit në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet luksoz tip Porsche, në të cilin udhëtonin tre persona. Njëri prej tyre, shtetasi Endri Doku, tentoi të arratisej duke u hedhur në det së bashku me një çantë ku ndodhej arma e zjarrit. Falë reagimit të shpejtë të forcave të Policisë dhe mbështetjes nga patrulla lundruese e Policisë Kufitare, u bë i mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi dhe sekuestrimi i armës.

Të arrestuarit janë:

  • Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

  • Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

  • Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, për të njëjtat vepra penale, i cili rezultoi gjithashtu person në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • 1 armë zjarri tip pistoletë,

  • 16 fishekë luftarakë,

  • Automjeti luksoz tip Porsche.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Sarandës dhe Policia Kufitare vijojnë kontrollet intensive për rritjen e sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që rrezikojnë rendin publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME