Categories Lajme

Sarandë, Shkrumbohen 200 rrënjë ullinjsh\ banori: Zjarri i qëllimshëm, shteti të ndihmojë pronarin

Rreth 200 rrënjë ullinjsh në pronësi të Pëllumb Pezgës janë djegur tërësisht pasditen e së enjtes.

Të mbjella prej 11 vitesh parcelat me ullinj ishin i vetmi burim të ardhurash për familjen Pezga. Ata tashmë bëjnë apel për ndihmë nga instancat shtetërore. Parcelat me ullinj ndodhen vetëm pak metra mbi aksin nacional Sarandë-Himarë.

Nga h etimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një bisht cigareje. Për dy orë grupet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ishin ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta.

Një banor u shpreh për ABC se zotëria që kishte në pronësi ullinjtë ka pasur shumë probleme ne jetë dhe kjo që ndodhi do t’ia vështirësojë akoma më shumë situatën.

“I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, instancave, zotëria ka pasur shumë halle në jetë. Ikjen e një fëmije si dhe këtu me mirëmbajtjen.

Kemi kërkuar shumë herë nga shteti që të na bëjë dokumente…as bashkia e as ministria e bujqësisë.  U bëjmë thirrje që të vënë dorën në zemër e ta ndihmojnë këtë zotërinë. Është krim i madh, i është djegur gjithë kjo pasuri. Ky zjarr është vënë qëllimisht se duket.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME