Categories Lajme

Sarandë, u godit me thikë në qafë, 36-vjeçari përfundon në spital i plagosur rëndë. Shoqërohet autori

Një 36-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë në spitalin e Sarandës ditën e sotme (14 tetor) pasi ka marrë plagë të shumta me thikë në trup.

Sipas raportimeve nga policia, shtetasi me iniciale L.P., është plagosur me thikë në zonën e qafës, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

36-vjeçari dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin me iniciale Dh. T., rreth 32 vjeç.

“Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç”, njofton policia.

Dyshohet se 36-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME