Categories Showbiz

S’bien vetëm femrat në dëshpërim pas ndarjes! Ish-i i këngëtares shqiptare përfundon në spital

Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund romancës së tyre 18 muaj pasi u rikthyen bashkë.

Dhe ashtu siç ndodh në çift, pas ndarjes ka mjaft dëshpërim, por këtë herë jo nga Dua Lipa.

Shefi i njohur i kuzhinës Isaac Carew, po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram.

Ai bën me dije se ka përfunduar në spital pas ndarjes. Në një video të dytë, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu!

Burime për “The Sun” kanë zbuluar se çifti u munduan ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte por nuk ia dolën.

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”.

Sipas burimit, ka qenë një vendim i vështirë por nuk kishte zgjidhje tjetër pasi gjërat nuk po funksiononin.

Në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një grua misterioze duke vallëzuar në një klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss”  ishte në sfond.

Pavarësisht zërave se ai ishte treguar i pabesë ndaj Duas, dyshja i hodhi pas krahëve thashethemet dhe u bashkua sërish, por me sa duket jo për një kohë të gjatë./Iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME