Categories Lajme

Se ks në këmbim të notës, raporti: Një në 4 studentë pre e ngacmimit

Pezullimi i pedagogut të ekonomikut në Elbasan i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës duhet të shoqërohet me një hetim të plotë të rastit. Ndërkohë që Denis Himçi është shoqëruar në polici me akuzën e korrupsionit, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkon që drejtësia të veprojë në këto raste për të nxitur denoncimin e tyre. Sipas një sondazhi një në katër student pranon se është ngacmuar seksualisht nga pedagogët. Rektorati i Universitetit të Elbasanit njoftoi pezullimin nga detyra të pedagogut, Denis Himçi, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës. Njoftimi erdhi pak orë pasi pedagogu 36-vjeçar i ekonomikut u shoqërua në polici për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por të pyetur nga RTV Ora për këtë temë studentët në Elbasan pranojnë se fenomeni ekziston, por shtojnë se një sjellje e tillë nuk është zgjidhje për studentët që nuk mësojnë. Studente: Është përgjegjësi edhe e vetë studentëve, nëse do ta shohim pak më thellë këtë. Sepse ka edhe studentë që tentojnë të afrohen vetë me pedagogët për shkak se e marrin pak me dembelizëm të mësuarin. Rasti i fundit në Elbasan duket se rikonfirmon një sondazh të kohëve të fundit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku është konstatuar se një në katër studentë ka pasur kërkesa për favore seksuale.

Erisa Skëndaj: Në katër universitete publike ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë disa veprimtari ndërgjegjësuese me studentët, por ka realizuar edhe një anketim me këta studentë ka rezultuar që kampioni i anketuar është përgjigjur në 26.1% të rasteve ose e thënë ndryshe 1 në 4 studentë se kanë qenë viktimë e kërkesave, apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët e tyre. Drejtoresha ekzekutive Erisa Skëndaj thotë se pas publikimit të këtij rasti drejtësia duhet ta trajtojë ngjarjen me seriozitet në mënyrë që të nxisë denoncimin e abuzimeve të tilla edhe në të ardhmen

Erisa Skëndaj: Të përçohet vërtet mesazhi i duhur për këta të rinj që kanë guximin të denoncojnë këto çështje, se personat që i kryejnë, pra pedagogët që kërkojnë favore seksuale të ndëshkohen konfom ligjit pa asnjë lloj tolerimi, apo padrejtësie për viktimën. Sipas sondazhit, institucionet kryesore tek të cilat studentët besojnë se mund të mbështeten për denoncimin e korrupsionit janë Dekani, Rektori dhe Media.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME