Categories Lajme

S’e lejonin të shihte fëmijët, zbardhet sherri mes shqiptarëve në Mykonos, autori dhe i plagosuri ish-kunetër. Si ndodhi krimi (FOTOT)

Autoritetet greke kanë zbuluar identitetet dhe fotot të autorit dhe viktimës të sherrit të regjistruar mes 2 shqiptarëve në Mykonos.

Media greke Protothema, shkruan se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. Autori, i identifikuar si një 41-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar me 6 plumba bashkëkombësin 40 vjeç, i cili për pasojë ka marrë plagë në bark. I plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se pas breshërive të plumbave, familjarë të viktimës, kanë tentuar të ndalojnë agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre, duke u larguar përkohësisht nga vendi i krimit. Ai është arrestuar më pas nga autoritetet, jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjajrja.

Lidhja mes autorit dhe të plagosurit:

Media greke raporton se ato janë ish-kunetër. Autori akuzohet nga familja e të plagosurit se ka abuzuar me ish-bashkëshorten e tij, që është dhe motra e të plagosurit. Sipas raportimeve, konfliktet ishin ndezur prej kohësh pasi pretendohet se familja e ish-gruas nuk lejonin që autori të shihte fëmijët.(BalkanWeb)

Autori

I plagosuri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME