Categories Teknologji

Së shpejti pritet të hyjë në prodhim Lotus Evija me 2,000 kuaj fuqi

Vetëm 130 makina nga ky edicion i limituar, do të dalin nga prodhimi. Gjatë viteve të fundit, ka pasur shumë variante të Lotus Evora, por nuk ka pasur ndonjë model tërësisht të ri, që kur u lansua Evora në vitin 2009, transmeton Telegrafi. Tani që Geely e ka marrë përsipër kompaninë, gjërat pritet të ndryshojnë. Vitin e kaluar, Lotus e ka befasuar industrinë e automobilizmit, kur njoftoi për modelin Evija me 2,000 kuaj fuqi, që do ta sjellë së shpejti. Në këtë formë, kjo është makina komerciale më e shpejtë, që është prodhuar ndonjëherë.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për tre sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale deri në 321 kilometra në orë. Megjithëse është thënë se do të lansohet së shpejti, janë bërë shtatë muaj, deri nga kohë kur u bë ky njoftim.

Por, tashmë duket se gjithçka është gati dhe Lotus do të nisë prodhimin e Evija, sepse gjithçka është gati dhe pritet të lansohet gjatë verës. Janë vetëm 130 njësi nga ky model, që do të dalin nga prodhimi, ndërsa të interesuarit për një makinë duhet të paguajnë dy milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME