Categories Lajme

Seanca paraprake për Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim! Kërkon njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit

Mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh. Të pandehur për këtë dosje janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e shoqëri. Në gjykatë ka mbërritur biznesmeni Elman Abule.

Seanca e pak ditëve më parë, ku i pranishëm ishte edhe vetë Veliaj, u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Më datë 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm si edhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia “masakron” me gjoba 100 mijë lekëshe shoferët e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vendosur më shumë se 163 gjoba për shoferët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër…

Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit…

LEXO ME SHUME