Categories Lajme

Policia “masakron” me gjoba 100 mijë lekëshe shoferët e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vendosur më shumë se 163 gjoba për shoferët të cilët nuk respektojnë radhën e lëvizjes, gjatë orareve të fluksit në kryeqytet, kryesisht në zonën e Unazës së Madhe.

Fokusi i 48 orëve të fundit ka qenë pikërisht mosrespektimi i radhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, por nuk ka munguar as monitorimi për shkelje të tjera, si tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit, etj.

Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë:

-3787 masa administrative, për shkelje të evidentuara në të gjithë qarkun, si: tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit, mospajisje me dokumentacion të nevojshëm për të lëvizur me automjet, etj;

-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme. Siguria rrugore kërkon kontributin dhe përgjegjshmërinë e të gjithëve.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë bën me dije se monitorimi intensiv dhe kontrollet vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME