Categories Lajme

Sektori më i goditur, turizmi humbi 1.1 miliardë euro nga pandemia

Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia, që filloi nga mesi i marsit bllokoi të gjitha udhëtimet për një periudhë disa mujore, por dhe më pas ato mbetën të kufizuara dhe vijojnë të jenë të tilla.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri u përgjysmuan, duke zbritur në 989 milionë euro. Në total, në vend kanë hyrë rreth 1.1 miliardë euro më pak, si rrjedhojë e shpenzimeve të munguara të turistëve.

Tkurrja ishte më e fortë në tremujorin e dytë dhe të tretë (shih grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas tremujorëve).

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend në 2020- ra me 58.5%, pas viti i mëparshëm kishte qenë më i miri në historinë e turizmit shqiptar.

Rezervimet e verës nga agjencitë e huaja në Europë, nga Polonia, Çekia, vendet nordike, Gjermania etj u anuluan. Turizmi u mbajt në këmbë nga rajoni, kryesisht shtetasit e Kosovës, të cilët shpëtuan hotelet nga rënia edhe më e thellë e të ardhurave.

Në 2020-n, turistët nga Kosova zunë 52% të totalit, nga 34% një vit më parë.

Shqiptarët kursejnë 915 milionë euro

Ndërsa të huajt nuk kishin kufizime për të hyrë në Shqipëri që nga maji, Bashkimi Europian ndaloi udhëtimin e shtetasve shqiptarë prej mesit të marsit dhe ende nuk lejon lëvizje për qëllime turistike. INSTAT raportoi se numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga vendi në 2020-n ra me 51%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë ranë me 58% në vitin 2020, duke zbritur në 667 milionë euro. Në total janë rreth 915 milionë euro “të kursyera”, si rrjedhojë e pamundësisë për të lëvizur.

Njësoj si me shpenzimet e shtetasve të huaj, edhe ato të shqiptarëve ranë me ritmet më të larta në tremujorin e dytë dhe të tretë. (shih grafikun: Shpenzimet e shqiptarëve jashtë sipas tremujorëve).

Bilanci mbetet pozitiv

Bilanci i turizmit (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë) në vitin 2020 ishte pozitiv prej 321 milionë euro, por të ardhurat e munguara nga turizmi kanë dëmtuar ndjeshëm industrinë vendase.

Ulja e numrit të turistëve dhe shpenzimet e munguara të tyre çuan në krizë aktivitetin hotelier shqiptar. Sipas INSTAT, volumi i aktivitetit të këtij sektori që vitet e fundit kishte marrë hov për shkak të rritjes së numrit të turistëve, ra me 63% gjatë periudhës së karantinës.

Pas një rikuperimi në muajt e verës, por që mbeti sa dy të tretat e vitit 2019, që ishte më i miri historik për turizmin, shitjet e këtij sektori ranë sërish me 41% në muajt e fundit të vitit, pas rikthimit të pjesshëm të karantinës.

Ndalimi i udhëtimeve dhe i aktiviteteve turistike, që ende po vijon, ka bërë që edhe agjencitë e udhëtimit të jenë më të goditurat në vend nga pandemia. Ky sektor nuk po arrin të marrë veten.

Pas rënies së aktivitetit me 86% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, vera vijoi me tkurrje prej 57%, sipas INSTAT.

Ndërsa në tremujorin e fundit, rënia u përshpejtua sërish në -66.4%, teksa as të huaj nuk erdhën dhe as shqiptarët nuk udhëtuan jashtë për festat e fundvitit./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME