Categories Lajme

Sekuestrohen 1.2 milion dollarë pasuri të Ylli Didanit në Tiranë

Policia e Tiranë ka bërë të ditur se ka sekuestruar pasuritë e Ylli Didani, të arrestuar nga DEA amerikane. Didani, është 44-vjeçari shqiptaro-amerikan i cili është i arrestuar nga DEA në SHBA pasi është i a kuzuar për t rafik ndërkombëtar të l ëndëve n arkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Policia ka sekuestruar pasurinë e tij të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë. Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë, është pasuria e cila iu është sekuestruar Didanit.

NJOFTIMI: Tiranë Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

 Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë e kzekutimi i vendimit të G jykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i a kuzuar për t rafik ndërkombëtar të l ëndëve n arkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht: Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; Një shoqëri sh.p.k; 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. g.kosovari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME