Categories Lajme

Sekuestrohen 34 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, shoferi i furgonit ua kishte ndarë 4 pasagjerëve për të mos u zbuluar

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e një furgoni i cili nuk ka deklaruar një shumë të konsiderueshme parash në kufi.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar.

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtimi”, sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, falë inteligjencës informative.

Tentoi të fuste në vendin tonë, 34 000 euro që ua kishte ndarë pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME