Categories Lajme

Sekuestrohen 93 pako me mallra kontrabandë, në kërkim administratorja e postës private

Tre persona janë proceduar penalisht në Tiranë, pas shpërndanin mallra kontrabandë,

Mësohet se shtetasit me iniciale L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç ishin të punësuar pranë një poste private ku u gjetën 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore.

Sakaq është shpallur në kërkim administratorja e postës, shtetësia me iniciale A. D., 32 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare 2”.

Sekuestrohen 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj).

Shpallet në kërkim administratorja e postës private, e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME