Categories Lajme

Sekuestrohen dy milionë euro pasuri në Tiranë

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën dy milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer 2022”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth dy milionë euro, konkretisht:

Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME