Categories Lajme

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false nga Policia në Rinas

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false nga Policia në Rinas.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për  6 persona.

NJOFTIMI

Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive. Procedohen penalisht autorët e tyre. Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;

-shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;

-shtetasin K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;

-shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;

-shtetasen braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.

Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME