Categories Lajme

Selenica, Gjyk.ata mbyll në bu rg përjetë Ritvan Zykaj, v rau 8 kushërinjtë

Burg përjetë për monstrën e Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili vrau me kallashnikov 8 familjarët e tij. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në gusht të 2018-ës në Selenicë të Vlorës. Kjo masë e dhënë sot nga Gjykata e Vlorës, ishte kërkuar më herët edhe nga prokuroria. Kujtojmë se autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë gjithë procesit gjyqësor, ndonëse u mori jetën 8 personave të pafajshëm. 24-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte në drekë familjare, por u largua më herët dhe në gjendje “amoku” iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakren e pashembullt.

VRASJA
Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht të 2018-ës në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 gushtit. Gjatë arratisë nisi komunikimet në rrjetin social “Facebook” madje sfidoi hapur edhe policinë, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat.

AUTORI FILMOI VIKTIMAT
Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes kishte vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.
Ai nga frika e ka fshirë videon menjëherë sapo e ka parë. I terrorizuar i ka thënë nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Mësohet se autori nuk i ka shkruar asgjë. Olardio Hoxha, 19-vjeçar, i ka treguar të gjitha këto në Polici, pasi ka qenë i pranishëm edhe ai me të ëmën te dreka ku ndodhej autori para krimit bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, aty ku mësohet të jetë akuzuar “si hajdut pulash” nga njëra prej grave të familjes Zykaj, që më pas e vrau bashkë me 7 të tjerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME