Categories Lajme

Senati italian: Kri*inaliteti shqiptar, më i rrez ikshmi në vend

Raporti i antimafies italiane për kriminalitetin në vend gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 u publikua sot në Senatin e Parlamentit Italian. Në muajt qershor-dhjetor 2018 grupet kriminale shqiptare në Itali konfirmohen si më të rrezikshmet, me një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e të specializuar kryesisht në trafikun e drogës dhe të armëve.

“Ndër organizatat kriminale të huaja që veprojnë në territorin italian, organizatat kriminale shqiptare mbeten ndër më të rrezikshme dhe për motivin e vokacionit të spikatur fitimprurës ndërkombëtar që ata kanë”, thuhet në këtë raport. Gjatë viteve është zbardhur gjerësisht bashkëpunimi i shqiptarëve me grupet homologe aktive në vendet e ulëta, Belgjikë, Austri, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Sipas antimafies italiane pika e forcës së grupimeve kriminale shqiptare në Itali është prania në mënyrë kapilare në të gjithë territorin italian, karakterizuar nga forma organizative të strukturuar mirë e të përbëra nga bërthama që konkordojnë aktivitetin kriminal me referuesit e tyre në Shqipëri. Në linjë të përgjithshme, thotë, raporti i Anitmafies, kriminaliteti shqiptar shfaqet i strukturuar në disa module të ndryshme; organizim i strukturuar i ngjashëm me kriminalitetin autokton (italian) të tipit mafioz; grupime kriminale minore që bashkëpunojnë mes tyre apo të përbëra nga individë të lidhur me organizimin e strukturuar por që shpreh bashkëpunojnë dhe me ta për krime të ndryshe,

Në raportin e siguruar nga RTV Ora thuhet se ; “karakteri transkombëtar që karakterizon kriminalitetin shqiptar, interesi i githanshëm i tyre në aktivitete të paligjshme, si dhe disponueshmëria që kanë në armë e mjete financiare, i kanë bërë grupet kriminale shqiptare ndër strukturat organizative më të afta për të vendosur raporte konkrete fitimprurëse me mafien vendase”. Të specializuar kryesisht në trafikun e drogës, shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm dhe në raportin me organizimet kriminale të huaja. Shqiptarët përbëjnë kanalin e privilegjuar të komunikimit mes mafies italiane kryesisht puglieze në trafikun e heroinës e kokainës, falë një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh shqiptarë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Amerikën e Jugut, Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Raporti i Antimafies italiane merr si shembull operacionin e koduar “Drug Boat” i ekzekutuar në 4 shtator 2018 në Bari , i cili zbardhi burimet financiare e instrumentet e përdorura nga klani mafioz Velluto i cili kishte shtrirë aktivitetin e tij të trafikut të drogës dhe në nivel ndërkombëtar , falë bashkëpunimit me një grupim kriminal shqiptar që i garantonte konfeksionimin e transportin e drogës përmes mjeteve lundruese.

Hetimet e antimafies italiane kanë vërtetuar se dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me mafien puglisë e kampanja, janë të forta. Sekuestrimi i mjeteve lundurese qe transportonin drogë, kryesisht marijuanë nga Shqipëria ka vërtetuar se brigjet puglieze mbeten territori kryesor i mbërritjes së drogës nga Shqipëria, që më pas shpërndahet në të gjithë Italinë e në Europë.

Në raportin e Antimafies italiane thuhet se ;” Jo vetëm në jug të vendit por dhe në veri si në Emilia Romagna e Lombardi regjistrohet një aktivitet i gjerë i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës siç e dëshmon operacioni “Sottobosco” i ekzekutuar më 3 korrik 2018 e që çoi në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine e në vënien nën pranga të 11 shqiptarëve. Një muaj më pas në nëntor të 2018 një operacion i antimafias së Breshës çoi në shkatërrimin e 3 grupeve trafikantësh shqiptare që trafikonin kokainë nga vendet e ulëta në Itali, e vuri nën pranga 15 shqiptarë. Në këtë operacion u sekuestruan 130 kg drogë.

Ndërsa në dhjetor të 2018 operacioni “Braveheart” i ekzekutuar nga policia e Milanos çoi në arrestimin e 9 shqiptarëve e në shkatërrimin e 2 grupeve kriminale që trafikonin kokainë nga Holanda në bordin e automjeteve të modifikuara enkas. Raporti i Anitmafies italiane thekson gjithashtu se territori i Salentos është bërë nyja e zbarkimit dhe të trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacionet e antimafies italiane gjatë gjysmës së dytë të 2018 dëshmojnë se shqiptarët vazhdojnë të udhërojnë aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit duke i shndërruar në regjim skllavërie vajzat kryesisht nga Europa Lindore. që detyrohen të punojnë si prostituta. Një fakt të tillë e dëshmon operacioni i koduar “New generation” i ekzekutuar në Asti. Sipas Antimafies italiane kriminaliteti shqiptar mbetet preokupues dhe në aktivitetin e grabitjeve e vjedhjeve të dhunshme.

Rrezikshmëria e shtrirja e gjerë e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare, e lidhjet e tyre me mafien italiane, RTV Ora e ka përcjellë dhe gjatë intervistës ekskluzive të realizuar ën Romë me prokurorin e Antimafies italiane Nicola Gratteri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME