Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi ditën e sotme se zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale do të zhvillohen më datë 21 qershor. Sipas asaj që shkruajnë mediet serbe, Parlamenti do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj. Zgjedhjet ishin parashikuar që të zhvilloheshin në 26 prill por ato u pezulluan përkohësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Categories
Politike