Këtë javë nisi në TV Klan seriali më i ri turk “Lule të vetmuara”, i
shpallur si seriali më i mirë në Turqi dhe “Drama më e mirë e
vitit”. Që në episodet e para, ky serial i ka mbërthyer të gjithë
Seriali që po bën namin në Klan: Kush janë në jetën reale vajzat jetime
shqiptarët para ekranit dhe ka patur shikueshmëri të lartë. “Lule
të vetmuara” tregon historinë e Ejlylit, një vajze që braktiset nga
e ëma në jetimore. Atje ajo njihet me vajza të tjera jetime që
ndajnë histori të ndryshme. Me siguri jeni kuriozë mbi jetën e
tyre reale dhe më poshtë ju sjellim disa detaje që nuk i dinit.

Aktorja e cila luan “Ejlylin” quhet Biran Damla Jëllmaz. Ajo e ka
nisur aktrimin në një moshë të re dhe ishte 18 vjeç kur luajti rolin
e “Ejlylit”. Sot ajo është 22 vjeç dhe një nga aktoret më të
suksesshme e më bukuroshe turke.



Rolin e “Songylit” e luan aktorja Gokçe Akjëlldëz e cila nuk
është e panjohur për publikun shqiptar. Dikur ajo ka luajtur edhe
në serialin “Mes dy dashurive” që transmetohej në Vizion plus.
“Songyl” është 27 vjeç dhe është e martuar në jetën reale.
Aktorja është nënë e një vogëlushi me emrin Omer.

Një tjetër aktore e njohur nga ky serial është Alejna Solaker e
cila luan rolin e “Meralit”. Ajo është 25 vjeç dhe ka luajtur në
shumë seriale turk. “Meral” në jetën reale është e lidhur me një
sipërmmarrës turk, bën të ditur xing.al.


Aktorja e cila luan rolin e “Kaderit” quhet Çalla Ërmak dhe është
22 vjeç. Ajo u bë shumë e njohur nga seriali “Lule të vetmuara”
dhe vazhdon karrierën për aktrim. “Kader” në jetën reale është
vajza e aktores turke Hylja Gylshen.

Ndërsa rolin e “Xhemres” e luan aktorja Hazar Motan, 29 vjeç.
Ajo ka studiuar në Universitetin e Arteve dhe ka luajtur disa role
të vogla në seriale, por roli që i dha më shumë famë ishte ai i
“Xhemres” në serialin “Lule të vetmuara”./Xing.al


