Categories Lajme

Zjarret, ministria: Është riaktivizuar një vatër në malin e Dukatit, në ndihmë një helikopter nga Çekia

Ministria e Mbrojtjes këtë të shtunë në bilancin e fundit të bërë në lidhje me vatrat e zjarrit aktive në vend bën me dije se kanë nisur punën edhe helikopterët holandezë dhe çek.

Sipas raportit më të fundit të bërë nga ministria rezulton se deri më tani janë aktivizuar disa vatra zjarri nga veriu në jug por fatmirësisht nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.

Së fundmi mësohet se është riaktivizuar një vatër zjarri në Dukat dhe në majën e Rrunës në Kukës është një tjetër vatër që është e vështirë për ta venë nën kontroll.

RAPORTI . Prej orëve të para të mëngjesit është intensifikuar puna për shuarjen e zjarreve në vatrat aktive të mbetura në të gjithë territorin e vendit.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë është eleminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë. Sot në mbështetje të forcave tona operacionale është edhe një helikopter i ardhur nga Holanda.

Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.

Zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, bashkia Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.

Një zjarr i rënë në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier ka angazhuar forcat operacionale prej orësh, të cilët po punojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe helikopteri i ardhur nga Çekia.

Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, aktualisht po mbahet nën kontroll, për të mos e lënë të përhapet në zona të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë forcat nuk mund të ndërhyjnë dot në të gjithë zonën.

Zjarri pranë luginës së Valbonës, fshati Klysyrë, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë nuk ka përhapje dhe aktualisht është tërësisht i kontrollueshëm e me intensitet të ulët.

Zjarri është nën kontroll edhe në fshatin Vermosh, njësia administrative Kelmend, bashkia Malësi e Madhe.

Puna e forcave të emergjencave civile po vijon për të mbajtur nën kontroll flakët edhe në vatrat e hapura në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë si dhe në fshatin Munellë-Domgjon, po në këtë bashki

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME