“Smile Albania” projekti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, mbylli të hënën misionin e saj për këtë sezon turistik.
I pranishëm në ceremoni ku u ndanë dhe çmime simbolike për grupet më të mira të vullnetarëve, ministri Klosi tha se ishte shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik.
Blendi Klosi: Duhet ti shërbejmë turizmit, një ekonomie e cila ka sjellë në vendin tonë plot të ardhura. Një ekonomie, e cila ka sjellë si asnjëherë tjetër, në tre muajt e verës, plot tre milionë e treqindë e gjashtëdhjetë e tre mijë turistë të huaj. Jemi në një rrugë, që e çon drejt shifrës sonë të dhjetë milionë turistëve të huaj shumë shpejt. Sfida jonë është 10 milionë turistë të huaj.
Gjatë fjalës së tij minstri Klosi theksoi se brenda vitit 2020 Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë, që qeset plastike i zëvendëson me materiale miqësore ndaj mjedisit. Në fund të aktivitetit u ndanë dhe çmime për vullnetarët, që morën pjesë në projektin “Smile Albania”.