Categories Lajme

Sfida e ndryshimit në 10 vite, a po grumbullon Facebook fshehtas të dhënat tona

Ditët e fundit faqet tuaja në rrjetet sociale po gëlojnë nga një lojë virale, apo “sfida” e të treguarit si ke qenë para 10 vitesh. Të gjithë e keni vënë re, ose e keni provuar tashmë të dëshmoni transformimin tuaj me anë të një fotoje krahasuese të publikuar në Facebook, Instagram apo Twitter. E kanë përqafuar këtë mosha të ndryshme, mes të cilëve nuk mungojnë edhe VIP-a.

Për të gjithë kjo “sfidë” (#10yearschallange) në rrjetet sociale është parë si një mënyrë për të tërhequr të tjerët në lojën virale. Por çfarë fshihet pas kësaj loje? Janë të shumtë ata që mendojnë se nëpërmjet kësaj “loje” apo “sfide” po “i dhurojmë” me dorën tonë rrjetit të tjera të dhëna personale.

“Unë 10 vjet më parë: Me siguri edhe unë do ti bashkohesha valës së meme-ve në fotot e profilit që po qarkullojnë në rrjet. Unë tani: Mendoni pak se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të trajnuar algoritma të njohjes së fytyrës në bazë të progresionit të moshës” – shkroi në rrjetet sociale Kate O’Neill, autore e një libri të titulluar “Tech Humanist”.

Ajo mbështet teorinë se “sfida” e fotos së 10 viteve më parë është pjesë e një programi të njohjes së fytyrës që ka në bazë të tij transformimin e paraqitjes me kalimin e moshës dhe për këtë nevojiten një numër i madh fotosh të kohëve, racave dhe vendeve të ndryshme.

“Falë këtyre meme-ve tashmë të gjithë bashkë kemi grumbulluar një font të konsiderueshëm të dhënash në foto të paraqitjes tonë dhe 10 vjet më parë. A po i përdor dikush tani këto të dhëna?”-shkroi O’Neill në Twitter duke nënvizuar se një teknologji e tillë mund të ndihmonte për gjetjen e fëmijëve të zhdukur apo të rrëmbyer dhe që janë transformuar me kalimin e viteve.

Një numër i madh kompanish mes të cilave edhe Facebook dhe Amazon janë kritikuar si të implikuara në cenimin e privatësisë së përdoruesve për teknologjinë e njohjes së fytyrës. Një zëdhënës i Facebook deklaroi për Fox News:

“Këto MEME janë gjeneruar nga vetë përdoruesit e Facebook në mënyrë individuale dhe është bërë virale vetëm nëpërmjet tyre. Facebook nuk ka nisur asnjë iniciativë me tendenca të tillë për të përdorur fotot e postuara këtë rrjet. Facebook nuk fiton asgjë nga këto MEME. Përdoruesit e Facebook mund ta aktivizojnë, ose jo në ço moment programin e një njohjes së fytyrës” – tha ai. Instagram dhe Twitter nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për koment nga ana e Fox News.

O’Neill ka bërë disa komente në rrjetet sociale e bindur se pas “sfidës së 10-vitëshit” fshihet një lojë e Facebook për të mbledhur të dhëna. Ajo u kërkon përdoruesve të jenë të kujdesshëm me ato që postojnë në platformat sociale./Lapsi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME