Categories Showbiz

Sfidohet “Sulejmani i Madherishem”, arabet prodhojne serialin qe rrëzon gjithçka

Lufta për sovranitet në botën islamike midis arabëve dhe Turqisë ka vazhduar për vite më radhë e vazhdon të jetë e njejtë dhe në ditët e sotme. Në këtë luftë për sundim në botën myslimane, televizioni luan një rol të madh.Të gjithë e mbajmë mend serialin e famshëm qe na mbertheu në ekranet shqiptare “Sulejmani i Madherishem”, tashmë televizioni arab do ta “risjellë” me titullin , “Mbretëria e Zjarrit “.

Ky serial ka si qëllim të rrëzojë gjithë historinë që ka treguar seriali turk, duke zbuluar krimet që shteti Osman ka bërë ndaj popullit arab.

“Mbretëria e Zjarrit” tregon një periudhë të trazuar historike, ku Sulejmani i Madhërishëm bën fushata kundër Mameluksit të Egjiptit për të siguruar kontrollin e Kalifatit pasi selia e Islamit në atë kohë ndodhej  në Kajro dhe në duart e Mamelukëve.

Seriali është realizuar me qëllim zbulimin e krimeve të ushtrisë osmane kundër muslimanëve arabë.

Kjo ka të bëjë me historinë, ose më saktë interpretimin e historisë ashtu siç e dëshirojnë arabët, përkundër interpretimit historik neo-otomanë të Tayip Erdogan.

“Mbretëria e Zjarrit “ është një nga projektet më të medha të realizuara dhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë siguruar mbështetje financiare për projektin, i cili pritet të kushtojë rreth 40 milion dollarë.

Prodhimi është nga kanali MBC i Arabisë Saudite. Protagonisti që mishëron Princin Mameluk është një egjiptian. Regjisori është britaniku  Peter Weber, i njohur për filmat si: ” “Girl with a Pearl Earring”, “Hannibal Rising” and “Emperor”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME