Categories Lajme

Sgarbi viziton Gjirokastrën/ Golemi: Një mik i madh i shqiptarëve

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi vizitoi sot qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Gjatë vizitës, Sgarbi u prit në takim nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

“Gjirokastra kishte sot një mysafir të veçantë, një mik të madh të shqiptarëve dhe personalitet të jashtëzakonshëm në Italinë fqinje. Kënaqësi të prisja Vittorio Sgarbi në vizitën e tij të parë në qytetin e gurtë. Dita me shi nuk e zbehu aspak shijen e mirë që la tek ai vizita në qytetin e Kadaresë dhe jo vetëm”, – tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “Vittorio Sgarbi ka qenë që në krye të herës një nga mbrojtësit më të mëdhenj të shqiptarëve, duke kundërshtuar me forcë stereotipet e krijuara pas eksodit masiv të fillimviteve ’90. Lidhja me Shqipërinë zë fill tek rrëfimet e të atit, që ka qenë këtu vite më parë, si dhe tek një prej vajzave të tij, Alba, e cila është me nënë shqiptare”. Sgarbi i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Golemi dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, vizituan shtëpitë muze të Gjirokastrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME