Categories Lajme

Shahini sqaron pse mësuesit nuk përfitojnë bonus në pagë si mjekët

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përgjigjur përmes video mesazhi pyetjeve të ngritura nga mësuesit në kohën e pandemisë. Në vazhdën e përgjigjeve, Shahini sqaroi pse mësuesit nuk mund të marrim bonus shtesë në pagë

“E kam adresuar këtë pyetje me parë, por po e përsëris edhe një herë,infermierët dhe mjekët janë në linjën e parë në front. Ata janë të rrezikuar, shëndeti i tyre është i rrezikuar sepse po punojnë në vatrat e infeksioneve. Ne të tjerët kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohës, por kemi qenë të sigurt nëpër shtëpitë tona. Pra, nuk është rreziku i njëjtë që të konsiderojmë edhe intensitetin e punës ta kemi patur të njëjtë. Duhet të marrim parasysh se kemi një numër të madh të qytetarëve që kanë humbur vendet e punës në sektorin privat, po shpresoj vetëm përkohësisht, por ata kanë marrë një pagë lufte. Ndaj të tregohemi solidarë, mësuesit nuk I kanë humbur pagat e tyre, janë paguar me pagë të plotë, dhe për fat të keq nuk mund të paramendojmë një bonus për mësuesit”.-u shpreh Shahini.

Ndër të tjera Shahini tha se provimet për kualifikimin e mësuesvedo të zhvillohen në momentin e parë që kemi një dakordësim nga Task-Forca për koronavirusin se mund të mblidhemi nëpër sallat si ato që janë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ku kryhen këto provime.

“Edhe provimet për kualifikimin e mësuesve, edhe provimet për portalin “Mësues për Shqipërinë”, do të zhvillohen në momentin e parë që kemi një dakordësim nga Task-Forca për koronavirusin se mund të mblidhemi nëpër sallat si ato që janë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ku kryhen këto provime. Nuk e kemi ende një vendim të tillë, po presim deri më 11 maj që të shohim nëse kjo hapja e cila ka ndodhur këto 2 javë ka një efekt negativ në përhapjen e koronavirusit. Nëse jo, atëherë do të shohim të marrim leje për të hapur edhe qendrat e provimeve dhe të vijojmë me provimet në vazhdimësi. Unë mendoj që këto provime nuk mund të zhvillohen para qershorit, por kjo është data e parë e mundshm, por është e mundshme që të bëhen edhe në korrik pasi të mbyllim të gjitha detyrimet që kemi me Maturën Shtetërore. Sido që të jetë, ju njoftojmë në kohë që të keni mundësi të përgatiteni për të gjitha këto provime dhe të jeni në kohë me të gjitha detyrimet që mund të keni në këtë periudhë”, shprehet Ministrja Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME