Categories Lajme

SHBA dhe Rusia përplasen sërish, tension në det

Rusia thotë se një prej anijeve të saj luftarake kapi dhe dëboi një destrojer amerikan, që kishte hyrë në ujërat e saj territoriale. Moska tha se anija USS John S McCain kishte hyrë dy kilometra brenda ujërave të saj territoriale në Detin e Japonisë. Kremlini tha se e kërcënoi destrojerin amerikan se do e godiste nëse nuk do të largohej. Më pas anija luftarake amerikane u largua. Megjithatë, flota amerikane mohoi këtë gjë, duke thënë se anija e tyre nuk është dëbuar.

Incidente të tilla janë të rralla, megjithatë vitin e shkuar dy anije luftarake të SHBA dhe Rusisë për pak u përplasën në Detin e Kinës Jugore. Të dy vendet akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën se bëjnë manovra të rrezikshme në det dhe ajër. Tensionet mes SHBA dhe Rusisë janë të larta, ndërkohë që Moska nuk e ka uruar akoma presidentin e zgjedhur, Joe Biden. Kujtojmë se në vitin 2017, destrojeri amerikan USS John S Mçain u përplas me një cisternë nafte në Singapor. Si pasojë vdiqën 10 marinarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME