Categories Lajme

SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror të lidhura me COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit. SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende. “Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike“, thuhej në deklaratë. Aksionet e kompanive amerikanë u rritën pas njoftimit.

Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të “nivelit të katërt, mos udhëtoni!”, mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia. Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të “nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin” duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë. SHBA kanë ndaluar shumicën e shtetasve jo-amerikanë që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendet e BE-së dhe Kinën. Departamenti i Shtetit e lëshoi për herë të parë paralajmërimin e “nivelit, mos udhëtoni” më 19 mars, për shkak të rreziqeve mbi shëndetin publik.voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME