Teksa mjekët dhe infermierët në të gjithë botën po inkurajohen dhe përgëzohen për misionin e tyre fisnik në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një infermiere në SHBA. Policia e Nju Jorkut ka deklaruar se një infermiere përballet me akuzën për vjedhje të kartës së kreditit të një pacienti me Covid-19 gjatë shtrimit në spital, pak para se të ndërronte jetë. Danielle Conti, 43 vjeç, akuzohet për vjedhjen e dy kartave të kreditit të Anthony Catapano ndërsa ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me koronavirus, sipas Departamentit të Policisë në New York.
Catapano, 70 vjeç, u shtrua në spital në 4 Prill pas diagnostikimit me Covid-19, tha për CNN vajza e tij, Tara Catapano. Ai ishte i kthjellët ndodhi vjedhja e kartave dhe më vonë vdiq në 12 prill nga komplikimet e shkaktuara nga virusi. “Unë isha e shokuar. Natyrisht, e dija se duhej të ishte një punonjës spitali sepse vizitorët nuk lejoheshin”, tha Tara Catapano. Në një deklaratë të dhënë për CNN, Christian Preston, drejtori i çështjeve publike për Spitalin Universitar të Staten Island, tha se Conti, e cila ka punuar në spital që nga viti 2007, është pezulluar përkohësisht dhe përballet po përballet me organet e drejtësisë.