Categories Covid-19, Lajme

SHBA – Moti i keq vonon vaksinimin në të 50 shtetet

Stuhitë e dimrit kanë çuar në vonesa mbarëkombëtare për shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinave Covid-19 në të 50 shtetet e vendit duke ngadalësuar kështu kohën e vaksinimit në komunitetet në të gjithë vendin, tha Shtëpia e Bardhë.

“Të 50 shtetet janë ndikuar nga kjo. Gjashtë milionë doza përfaqësojnë rreth tre ditë transport të vonuar”, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19.

“Ndërsa kushtet e motit përmirësohen, ne tashmë jemi duke punuar për t’i shpërndarë këto vaksina”, shtoi ai. Slavitt tha se 1,4 milionë doza ishin në tranzit dje dhe se dozat e prapambetura do të mbërrinin javën e ardhshme.

Disa shtete njoftojnë për vonesa të vaksinave të bëra nga Moderna, e cila ka hapësira më të qëndrueshme që lejon që ato të transportohen në komunitetet rurale dhe vende të tjera, ku qasja në kujdesin shëndetësor është më sfiduese dhe pandemia ka qenë më vdekjeprurëse.

Zyrtarët thanë se nuk e dinin kur mund të prisnin më shumë vaksina të saj. Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Arizonës raportoi se nuk kishte kohë të parashikuar të mbërritjes për dozat e vonuara të Moderna-s. Departamenti i Shëndetësisë në Florida gjithashtu raportoi se nuk kishte një afat kohor nga qeveria federale se kur të prisnin doza të vonuara të “Moderna”. Ndërkohë, të gjitha prenotimet në rang kombëtar për bërjen e vaksinave janë shtyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME