Categories Bota, Lajme

SHBA ndërpret programin e avionëve F-35 për Turqinë

Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35. Vendimi, i njoftuar të mërkurën, vjen si përgjigje ndaj blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400 për mbrojtjen nga raketat. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se pranimi i sistemit S-400 nga Turqia minon angazhimet e saj ndaj NATO-s.

Por zyrtarët gjithashtu thanë se Turqia mbetet një partnere strategjike e rëndësishme dhe se bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vazhdojë. Në Turqi, zyrtarët reaguan duke thënë se kompanitë turke të mbrojtjes mund të përballen me humbje të përkohshme, por do të dalin më të forta në të ardhmen.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen vetëm disa ditë pasi në Turqi arriti dërgesa e parë e sistemit S-400. Pjesë të sistemit rus të mbrojtjes arritën nga ajri në një bazë ushtarake pranë Ankarasë, të premten, duke vulosur marrëveshjen që Uashingtoni e kishte kundërshtuar. Zyrtarët e Pentagonit thanë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar anëtarët e NATO-s për pasojat.

“Blerja nga Turqia e sistemit S-400 është në kundërshtim me angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe do të ketë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet e Turqisë me aleancën,” tha Ellen M. Lord, Nënsekretare e Mbrojtjes.

Presidenti Donald Trump fajësoi administratën e mëparshme amerikane për faktin që refuzoi t’i shiste Turqisë raketa Patriot, duke e detyruar aleaten e vjetër që të kërkonte diku tjetër: “Është një situatë shumë e vështirë në të cilën ndodhen turqit por edhe ne Shtetet e Bashkuara”.

Turqia ka qenë kontribuese financiare për programin e avionëve F-35. Disa pjesë të tyre janë prodhuar në Turqi dhe një numër pilotësh turq janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e këtyre avionëve. E gjithë kjo tani po ndërpritet nga shqetësimet se një sistem rus në Turqi do t’u mundësonte teknikëve rusë të mblidhnin informacione mbi sistemin e avionëve të padiktueshëm nga radarët.

“Vendimi i Turqisë është për të ardhur keq, por garantimi i sigurisë dhe integritetit të programit F-35 dhe kapacitetet që ai do t’u ofrojë partnerëve tanë, mbeten përparësia jonë kryesore”, thotë zyrtari i Pentagonit, David Trachtenberg. Ka gjithashtu shqetësime se marrëveshja e Turqisë me Rusinë mund të minojë forcën dhe unitetin e NATO-s. Zyrtarët e Pentagonit thanë të mërkurën se Turqia mbetet një aleate e rëndësishme e SHBA dhe NATO-s.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mjaft marrëdhëniet tona strategjike me Turqinë, që mbeten të pandryshuara”, tha zoti Trachtenberg.

Turqia është anëtare e NATO-s prej më shumë se gjashtë dekadash. Por ajo është larguar pak nga pak nga aleatët e saj perëndimorë që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016 kundër presidentit autoritar të vendit Rexhep Tajip Erdogan. Grushti i dështuar solli më pas arrestimin e qindra ushtarakëve turq që kishin marrëdhënie të ngushta me partnerët e NATO-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosën një person pas sherrit, kapen në arrati 2 të dyshuarit!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama pritet në Romë nga kryeministrja Meloni!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Romë me homologen Giorgia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nesër protesta e PD-së, policia njofton masat e sigurisë: Ja cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së…

LEXO ME SHUME