Gazeta prestigjioze amerikane ‘’New York Times’’ njoftoi se Elizabeth Warren dhe Amy Klobuchar janë kandidatet demokrate që kjo gazetë do të mbështesë për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2020.
“Si modelet radikale, ashtu edhe ato realiste meritojnë një konsideratë serioze”, theksoi këshilli redaksional i gazetës në një deklaratë duke shpjeguar zgjedhjen për të mbështetur dy kandidatet.
Sipas NYT, kushdo që zgjidhet në fushën e kandidatëve demokratë do të përballet me republikanin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Bordi vlerësoi “qasjen serioze të Warren në vendimmarrje”, por është i shqetësuar që rruga e saj drejt nominimit do të përballet me probleme pasi vendit i duhet një “rrugë më unifikuese” se sa ajo që Warren ka ofruar deri tani.
Ndërkohë, Klobuchar është veçuar si një zë i moderuar efektiv me aftësinë për të bashkuar partinë, por këshilli përmendi rezerva në lidhje me raportet se ajo kishte keqtrajtuar anëtarët e stafit.
Bordi i drejtorëve prej 15 anëtarësh, i ndarë nga redaksia e gazetës, kaloi më shumë se 12 orë duke takuar nëntë kandidatët për të marrë një vendim.
Në vitin 2016 NYT mbështetI Hillary Clinton
