Categories Lajme

SHBA pezullon fluturimet me afganët, disa refugjatë diagnostifikohen me fruth

Uashingtoni thonë se kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”.

Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik. Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.

Më herët të premten, Shtëpia e Bardhë tha se 32 shtetas të tjerë amerikanë si dhe banorë të përhershëm kanë lënë Afganistanin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne tha se 19 ishin larguar me një avion të kompanisë “Qatar Airëays” dhe 13 të tjerë nga toka.

Ky është fluturimi i dytë me të evakuuar që lejohet nga talebanët që kur trupat amerikane u larguan përfundimisht nga Afganistani. “Evakuimet e sotme demonstrojnë ndihmën që po u japim amerikanëve, me mundësi të qarta e duke u garantuar siguri për të lënë Afganistanin në mënyra të ndryshme“, tha zonja Horne përmes një deklarate.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara ofruan vende në avion, në fluturimin e ditës së premte për 44 shtetas amerikanë, por jo të gjithë zgjodhën të udhëtonin shtoi ajo. Sipas zonjës Porter rreth 100 qytetarë amerikanë vazhdojnë të jenë ende në Afganistan. Të enjten, talebanët lejuan fluturimin e parë çarter të Katarit prej aeroportit të Kabulit, fluturimi i parë me të evakuuar që u ngrit që kur Shtetet e Bashkuara përfunduan operacionin e tyre ushtarak në Afganistan më 31 gusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME