Categories Lajme

SHBA, stafi i Shtëpisë së Bardhë urdhërohet të vendosë maska

Stafi i Shtëpisë së Bardhë u urdhërua të vendosë maska në fytyrë, pasi dy pjesëtarë të tij dolën pozitivë në testet për koronavirus. Zyra e personelit të Shtëpisë së Bardhë tha se stafi duhet të mbulojë fytyrën në çdo kohë, përveç kur është ulur në tavolinë apo në distancë të mjaftueshme fizike. Presidenti Donald Trump tha se e ka kërkuar këtë politikë. Megjithatë, ai u paraqit pa maskë në konferencë për media, por tha se ndodhet “larg secilit”.

“Kemi qindra njerëz që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë çdo ditë. Mendoj se jemi duke bërë një punë të mirë në frenimin e koronavirusit”, tha Trump. Urdhri i ri për maska vjen pasi një ndihmës i nënpresidentit Mike Pence dhe një shërbëtor i presidentit Trump janë infektuar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave me koronavirus. Mbi 1.3 milion njerëz atje janë infektuar dhe mbi 80,000 kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME