Categories Lajme

Shefi i zjarrfikësve të Rinasit: Erdhëm vullnetarisht, s’na njoftoi njeri! Temperatura shkoi deri në 1000 gradë! I vështirë kërkimi për trupin

Shefi i Zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit ka bërë me dije se ai së bashku me një grup djemsh kanë ardhur vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ai ka bërë me dije se kanë asistuar me pajisje të sofistikuara, teksa tha se është e vështirë kërkim shpëtimi.

“Kam ardhur me 16 çuna me disa pajisje për këtë aksident që ka ndodhur në këtë ndërtesë, edhe gjatë ditës së djeshme kemi punuar. Ne jemi informuar prej mediave, se nuk na ka thirrur askush.

Ne jemi aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, në varësi të koncesionarit, mjetet që kemi nuk kemi interferuar, kemi ardhur vullnetarisht. Pajisja që kemi ofruar ne është një pajisje që mundëson frumarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë, e bën të mundur që të kenë duart e lira dhe të bëjnë kërkim shpëtimin, pa peshë në shpinë.

Në krahasim me dje situata është më e mirë, intensiteti i zjarrit e kemi fikur dje në orët e vona. Shumë materiale që kanë ekzistuar në atë hapësirë, ka qenë e stërngarkuar me materiale dhe qaska te zjarri është shumë e vështirë, të gjitha rafet, materialet janë shembur dhe arritja dhe avancimi është shumë i vështirë, zjarret e brendshme nuk kemi arritur t’i fikim, duhet të avancojmë në çdo vatër të vogël, diku gjatë ditës do e përfundojmë, zjarri intensitetin e madh e kemi kaluar, jemi duke u marrë me zjarre të vogla, por janë të rrezikshme.

Puna e kërkimit është shumë problematike se po merremi me fikjen e zjarrit, materialet duhen pastruar dhe merr kohë, nuk kemi informacion tjetër. Dje ka qenë 980 gradë celcius deri aty ku kemi arritur”, ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Aeroportin e Rinasit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME