Categories Lajme

Shefja e Epidemiologjisë nxjerr shifrat: Çfarë zbuluan analizat serologjike dhe sa qytetarë telefonuan për…

Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini e ftaur në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se për cdo rast të konfirmuar me COVID 19 janë testuar edhe kontaktet e tij të ngushta. Ajo bëri me dije edhe shifrat e atyre që kanë telefonuar për shenja të sëmundjes te 127.

“Çdo rast i dyshuar është testuar, po ashtu edhe kontaktet e riskut në rrethin e ngushtë apo të gjërë. S’kemi pasur një tavan për testime, çdo gjë varet nga vatra dhe instensiteti i rasteve që na vijnë. Nga 9 marsi deri më 7 maj kemi pasur te 127, 22 mijë e 200 thirrje, me shenja të pjesshme, rreth 82 mijë e 900 thirrje me shenja më të lehta, ndërkohë kanë shkuar pastaj mjekët për vlerësimin e situatës dhe drenimin drejt QSUT për të marrë tamponin”,- tha ajo.

Tomini foli më pas edhe për rezultatet e deritanishme të testeve serologjike. “Analiza serologjike i janë nënshtruar 440 persona personel shëndetësor. Të sëmurë rezultuan se ishin 11,2 % e tyre, Niveli i riskut varet edhe nga profesioni apo kontakti që këta individë kanë pasur nga covid. Kanë ndjeshmëri për covid më tepër personeli te infektivi. Testimet e tilla do kryhen edhe te 100 personat e parë që dolën pozitiv dhe do të vijohet pastaj me policinë”, shtoi Tomini./GSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME