Categories Lajme

Shefja e Infektivit apel qytetarëve: Më mirë një maskë mbrojtëse se një maskë oksigjeni

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i bën apel qytetarëve të mbajnë maskën në ambiente të hapura për të ulur përhapjen e koronavirusit. Në video-mesazhin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Çomo thotë se duke mbajtur maskën jashtë shtëpisë por edhe duke respektuar distancimin fizik do të ulet mundësia e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.  Ajo shprehet se është më mirë të mbash një maskë mbrojtëse sot se sa një maskë oksigjeni që mund të zgjasë nga disa ditë deri në muaj.

“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e  infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë  e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital,. Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga infeksioni Covid”, shprehet Najada Çomo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME