Categories Lajme

‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë. Familjarët presin në radhë për t’u çuar ushqim…

Spitali i Infektivit ka pasur një dyndje personash ditën e sotme. Kjo pasi familjarët janë paraqitur në ambientet e spitalit për ti dërguar të afërmëve të tyre ushqim dhe veshmbathje. Në videon e publikuar nga ‘Abcnews’ shihen familjarët që presin orarin e dorëzimit të ushqimit. Bëhet me dije se numri i pacientëve me Covid te spitali ‘Covid1’ është shtuar dhe i tejmbushur pasi te ‘Shefqet Ndroqi’ nuk ka më kapacitet.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dy ditë më parë kur u shënuan 1168 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me vikt.imat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME