Categories Lajme

Shembet HEC-i në kanionin e Holtës (VIDEO)

Ka nisur shembja e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës që ishte parashikuar që të bëhet HEC.  Leja për ndërtimin e Këtij HEC-i ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i ri i bashkisë Klodian Taçe i cili ka thënë se së bashku me interesin e qytetarëve, ministria vendosi që të shembë digën. Më pas Taçe ka thënë se ka ikur koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe  pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Ndër të tjera ai shton se nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.

Prej disa kohësh banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij kanioni, dhe duke iu përgjigjur banorëve ministria e Energjisë iu përgjigj duke e anuluar projektin.

Reagimi i plotë i kryetari të Bashkisë së Gramshit:

Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit.

Falenderoj veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na  mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit. Iku koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe  pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.”

Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë dhe emrin e ka marrë nga lumi Holta, ndërsa vendimi për të ndërtuar aty HEC u dha me një vendim të datës 27 prill të vitit të kaluar. Pas këtij vendimi banorët e zonës u ngritën disa herë në protestë derisa qeveria u tërhoq duke vendosur që të shembet diga e betonit.

Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë. Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv. Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut. Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME